Trump përshëndet lirimin e çiftit Amerikano-Kanadez nga Talebanët

WASHINGTON: Presidenti Donald Trump njoftoi të enjten se zyrtarët Amerikanë dhe Pakistanezë kishin siguruar lirimin e një gruaje Amerikane, bashkëshortit të saj Kanadez dhe tre fëmijëve të tyre nga Talebanët.

Lideri i SHBA identifikoi çiftin e rrëmbyer si Caitlan Coleman dhe Joshua Boyle dhe tha se lirimi i tyre ishte një “moment pozitiv” për marrëdhëniet e SHBA-së me Pakistanin.

“Zonja Coleman lindi tre fëmijët e çiftit, ndërsa ishin të rrëmbyer. Sot, ata janë të lirë.” tha Trump, në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë./ Gazeta Impakt

burimi:thenews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne