Trupat ushtarake shqiptare, tani në operacione edhe në Detin e Zi

Qeveria shqiptare ka vendosur në datën 8 dhjetor zgjerimin e rrezes operacionale për forcat e armatosura që marrin pjesë në operaconin  e NATO-s, “Deti Egje”. Sipas vendimit në fjalë i lejohet personelit që është pjesë e anijes flamurtare, pra anijes përfaqësuese, që të kalojë në detin Mesdhe dhe Detin e Zi.
“Në vendimin nr.728, datë 20.10.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Në pikën 2, pas fjalëve “… në detin Egje …” shtohen “… dhe për personelin në anijen flamurtare, në bazë të kërkesave operacionale të saj, edhe në detin Mesdhe dhe Detin e Zi …”, thuhet në vendim.
Më tej detajohet se cilat do jenë lëvizjet, kohëzgjatja e qëndrimit në operacion dhe se kush ka të drejtë që të kryejë lëvizje përtej normave të vendosura nga VKM-ja e tetorit 2016 që përcakton pjesëmarrjen e forcave shqiptare në Egje.
“Rajoni i venddislokimit të anijes së klasit “Iliria” dhe i personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të jetë, si më poshtë vijon:
a) Për anijen e klasit “Iliria” dhe 21 (njëzet e një) ushtarakë, në detin Egje;
b) Për ushtarakun, oficer shtabi, në Grupin Detar të Përhershëm të NATO-s, në anijen flamurtare, në detin Egje dhe në bazë të kërkesave operacionale të anijes flamurtare, në detin Mesdhe dhe Detin e Zi.”, vijon vendimi.


Po kështu shtohen edhe detyrat e caktuara për personelin, mes të cilave hynë tashmë edhe “instalim i radiove të komunikimit …”.
Operacioni Aegean Sea është organizuar dhe drejtuar nga NATO në ndihmë të Turqisë dhe Greqisë pas shpërthimit të krizës së refugjatëve të vitit 2015.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne