Tufekçi: Amerika sjell në tryezë çështjen e S-400 vetëm për qëllime politike

Zëvendëskryetari i Industrisë së Mbrojtjes, Xhemal Sami Tyfekçi (Cemal Sami Tüfekçi) çështjen e tensionit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me sistemet ajrore raketore S-400, që Turqia do të marrë nga Rusia e përmblodhi duke thënë: “Udhëheqja amerikane sjell në tryezë çështjen e sistemeve S-400 vetëm për shkaqe politike”.

Partneriteti strategjik ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe çështjet e fushës së mbrojtjes u shtruan për shqyrtim në panelin e Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Uashington.

Në panel morën pjesë Zëvendëskryetari i Industrisë së Mbrojtjes, Xhemal Sami Tyfekçi dhe specialistë turq dhe të huaj.

Në plan të parë ishin çështjet që shkaktojnë tension në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Tyfekçi tha se shqetësimet e Amerikës për sistemet e sipërpërmendura, që Turqia do të marrë nga Rusia janë pavend.

“Sistemet që do të marrë Turqia do t’i konfigurojë sipas nevojave të saj” tha ai.

Drejtori i Kërkimeve për Sigurinë në SETA, Murat Jeshiltash (Murat Yeşiltaş) tha se sistemet S-400 erdhën shpesh në rend të ditës gjatë këtij viti./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne