Turqia dhe BE dakord që Irani të vazhdojë të përfitojë nga heqja e sanksioneve

Turqia dhe Bashkimi Evropian (BE) qëndrojnë së bashku për sa i përket rëndësisë që Irani të ketë përfitime ekonomike si rezultat i heqjes së sanksioneve, thanë ministri i Jashtëm i Turqisë dhe zyrtarët BE-së në kryeqytetin turk Ankara.

“Ne ramë dakord mbi rëndësinë e vazhdueshmërisë së përfitimeve ekonomike” që Irani i ka gëzuar që nga heqja e sanksioneve pas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, tha Mevlüt Çavuşoğlu në një deklaratë të përbashkët me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe komisionerin evropian për zgjerim Johannes Hahn.

Irani nënshkroi marrëveshjen bërthamore, e njohur edhe si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), në korrik të vitit 2015 me vendet P5+1, SHBA, Britania, Franca, Kina, Rusia plus Gjermania, përfshirë edhe BE-në.

Sipas marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera botërore ranë dakord të heqin disa sanksione ekonomike të imponuara ndaj Iranit në këmbim që ky i fundit të frenojnë programin e tij bërthamor.

Që atëherë, Irani ka gëzuar investime më të larta të huaja në ekonominë e tij të brendshme, liri në transaksionet financiare ndërkombëtare të mbizotëruara nga dollari, rritje të prodhimit të naftës dhe eksporteve të saj.

Pakti i vitit 2015 vendosi kufizime të paprecedent mbi programin bërthamor të Iranit, në këmbim të miliarda dollarëve nga heqja e sanksioneve ndërkombëtare, por presidenti amerikan Donald Trump njëanshmërisht e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja në maj të këtij viti, duke pretenduar se Irani e ka shkelur atë.

Të gjithë partnerët negociues të SHBA-së kanë rënë dakord që ruajtja e marrëveshjes është mënyra më e mirë për të dominuar në programin e Iranit dhe që nga vendimi i Trumpit, shumë prej tyre janë zotuar të ruajnë marrëdhëniet tregtare me Iranin pavarësisht nga tërheqja amerikane dhe të gjejnë mënyra për të menaxhuar kufizimet e vendosura nga SHBA.

Mogherini dhe Hahn vizituan Ankaranë për të marrë pjesë në Takimin e sotëm të Dialogut Politik të Nivelit të Lartë Turqi-BE.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne