Rajoni

Turqia shpërndan ndihma në Shkup për njerëzit në nevojë

Fondacioni Turk i Entit të Çështjeve Fetare (TDV) shpërndau çeqe për ushqime për njerëzit në nevojë në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të programit të organizuar nga ana e sekretarisë së Çështjeve Fetare në ambasadën e Turqisë në Shkup, nevojtarëve iu shpërndanë çeqe ndihmash prej 1000 dinarësh për tu përdorur nga familjet për blerjen e ushqimeve.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast morën pjesë edhe Sekretari i Shërbimeve Fetare, Murat Alkan dhe Drejtori i Zyrës së Çështjeve Fetare për Vendet e Euroazisë, Omer Faruk Savuran si dhe vullnetarë të tjerë të TDV-së.

Me kontributin e Entit të Çështjeve Fetare dhe TDV-së, 250 familjeve iu dorëzuan çeqet e ndihmave. Në të njëjtën mënyrë edhe u shpërndanë pako me ushqime edhe 250 familjeve.

Tema e Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë këtë vit qëndron mbi “ndihmën”.

Në këtë kuadër do të dërgohen ndihma për njerëzit në nevojë në 323 rajone në 93 vende./TRT

OPINIONE