Gazetari paranormal i cili pretendon se ka zbuluar mumjet e alienëve pranë linjave Nazca të Perusë, thotë se qeniet jashtëtokësore dikur kanë jetuar në harmoni midis njerëzve.

Në një konferencë për shtyp javën e kaluar, gazetari paranormal meksikan Jamie Maussan pretendoi se pesë trupat e mumifikuar të zbuluar gjatë dy muajve të fundit shfaqen “më afër zvarranikëve se sa njerëzit”.

Tani, Maussani, i cili ka kushtuar shumë nga jeta e tij për të hetuar fenomenet jashtëtokësore, thotë se analiza e mbetjeve me rreze X, analiza e ADN-së dhe e karbonit-14 tregojnë praninë e jetës inteligjente.

“Ne konfirmuam me prova shkencore ekzistencën e qenieve nga një botë tjetër”, tha Maussan.

“Më parë ishte një mundësi, tani është një realitet”, shtoi ai teksa fliste për ekzistencën e alienëve në Tokë.

Varrosja e trupave të mumifikuara gjithashtu sugjeron se alienët dikur kanë bashkëjetuar me paraardhësit tanë, sipas Maussanit.

“Këto mumje ishin varrosur në varre njerëzore, në vende të shenjta”, tha Maussani. “Kjo do të thotë se ata kishin bashkëjetuar me paraardhësit tanë, nuk ishin armiq dhe kishin, deri në një farë mase, një shkallë respektimi midis rracave apo kulturave”.

Mumja në dukje 1700-vjeçare e zbuluar muajin e kaluar ishte 1m e 68cm e gjatë, kishte tre gishta të gjata dhe një kafkë të zgjatur.

Megjithatë, ia vlen të përmendet se Maussani ka kohë që është kritikuar për dëshminë e tij të dyshimtë të ekzistencës së jashtëtokësorëve në Tokë. Kongresi Botëror mbi Studimet e Mumjeve u citua një herë duke thënë se vepra e Maussanit është “një fushatë e papërgjegjshme dezinformimi”.

“Çdo gjë që lidhet me Jaime Maussan, një promotor serial i provave të rreme aliene, është e dyshimtë,” shtoi ai. / © Gazeta Impakt

56