Ushtarë nga Shqipëria në veri të Mitrovicës, “alarmohen” serbët (Video)

Dyzet ushtarë të KFOR-it në mesin e tyre edhe pjesëtarë të ushtrisë shqiptare, kanë shëtitur sot nëpër rrugët kryesore në pjesën veriore të Mitrovicës, shkruan e përditshmja serbe Blic.

Sipas kësaj të përditshme serbe, shfaqja e ushtarëve shqiptarë në uniformë ka shkaktuar “shqetësim” në veri të Mitrovicës.

Ushtarët rreth orës 11 janë parë duke vizituar urën kryesore të Ibrit, e më pas janë parë edhe në shëtitoren e pjesës veriore në Mitrovicë. Ushtaret shqiptarët së bashku me trupat tjera të KFOR-it kanë qëndruar më shumë se një orë.

“Në mesin e pjesëtarëve të KFOR-it ka pasur shumë ushtarët shqiptarë në uniforma. Kanë pasur gradat e oficerëve. Deri më tani nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë. Në rrugën që është shëtitorja kryesore gjenden dhjetëra kafiteri, e prezenca e oficerëve shqiptarë ka shkaktuar shqetësim”, ka deklaruar një burim i të përditshmes serbe Blic.

Sipas Blicit serb në përbërjen e KFOR-it në veri të Mitrovicës, planifikohet të jenë 300 ushtarë nga Shqipëria.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ggHgFLoxHG4?feature=oembed]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne