Kryeministri Ramush Haradinaj, është shprehur se formimi i Ushtrisë së Kosovës nuk do të ketë ndikim në dialogun me Serbinë.
Në një ligjëratë në Universitetin Amerikan të Kosovës (AUK), lidhur me transformimin e FSK-së në ushtri, duke sqaruar edhe për procedurat që FSK duhet të kalojë deri në shndërrimin e saj në ushtri.
Profesionalizmi i FSK-së, siç tha ai, është dëshmi se do të vazhdojë bashkëpunimin me NATO-n. Ndërsa ka shpjeguar para studentëve më detajisht për periudhën kohore që nevojitet për ushtrinë. Tutje, ai ka shtuar se ky proces do të zhvillohet në koordinim me NATO-n, shkruan Kosova Press.
Kryeministri ka përsëritur se pa formimin e ushtrisë, Kosova nuk mund të mbrojë integritetin territorial dhe as komunitetet që jetojnë në vend. Teksa bëri të ditur se 8 për qind janë femra, ku njëra nga to do të jetë gjenerale. Po ashtu, Haradinaj ka treguar se janë duke krijuar një plan me gjërat që i duhen FSK-së, e për këtë bëri të ditur se do të flasin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Burimi: BalkanWeb