Vangjel Dule akuza Ramës: Represion shtetëror në dëm të komunitetit të Himarës

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e drejtuar nga Vangjel Dule në një deklaratë për mediat denoncon se po bëhet një represion shtetëror në dëm të biznesit dhe komunitetit të Himarës nga qeveria Rama.

Sipas PBDNJ po gjobiten biznese duke synuar përmes penalizimit financiar të kontrollohet ndërgjegjja qytetare, por partia e Dules deklaron se rezistenca politike nuk ka për të reshtur.

Me inspektime tendencioze selektive, praktika diskriminuese në kurriz të qytetarëve që vijojnë të mos jenë njësuar me politikat e qeverisë qendrore apo autoritetit lokal po gjobiten biznese duke synuar përmes penalizimit financiar të kontrollohet ndërgjegjja qytetare” – thuhet në deklaratë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne