“Varësia e Uashingtonit ndaj sanksioneve nuk njeh kufij”, tha ministri i jashtëm iranian

“Varësia e Uashingtonit ndaj sanksioneve nuk njeh kufij”, tha ministri i jashtëm iranian Javad Zarif. Kjo deklaratë e tij vjen pasi Uashingtoni goditit dy zyrtarë të lartë nga Turqia.

“Sanksionet e paligjshme të SHBA kundër dy ministrave turq ilustrojnë jo vetëm politikën e administratës amerikane të presionit dhe zhvatjes në vend të mjeteve shtetërore, por ilustorn qartë edhe varësinë e saj ndaj sanksioneve”, shkroi Zarif.

Departamenti i Thesarit i SHBA njoftoi të mërkurën kufizime kundër Ministrit turk të Drejtësisë, Abdulhamit Gul dhe Ministrit të Brendshëm, Sulejman Soylu mbi ndalimin e pastorit amerikan Andrew Brunson.
Brunson po mbahet nga Turqia mbi akuzat për spiunazh dhe për ndihmë ndaj komplotistëve për një përpjekje të pasuksesshme të grushtit ushtarak 2016.
SHBA thotë se Brunson është “një viktimë e paraburgimit të padrejtë” nga qeveria turke, duke shtuar se ai ishte akuzuar me “mungesë provash”. Presidenti i SHBA Donald Trump e ka quajtur pastorin “një njeri i madh i krishterë, familjar dhe njeri të mrekullueshëm”.

Departamenti i Thesarit njoftoi se “çdo pronë ose interes në pronë” të Gul dhe Soylu brenda juridiksionit të SHBA është bllokuar dhe personat amerikanë në përgjithësi janë të ndaluar të angazhohen në transaksione me ta.
Rasti i Brunson ka qenë prej kohësh një pengesë në marrëdhëniet e mira midis Uashingtonit dhe Ankarasë. Disa ditë para se Thesari amerikan të njoftonte vendimin e tij, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzoi homologun e tij amerikan për kyerjen e një lufte psikologjike kundër Turqisë dhe paralajmëroi se SHBA mund të humbasin një aleat të fortë dhe të sinqertë.
Duke iu përgjigjur kufizimeve, Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu shkroi në Twitter se ata “nuk do të mbeten pa hakmarrje”.

Marrëdhëniet e SHBA me Turqinë nuk kanë qenë të qeta muajt e fundit. Ndër të tjera, Ankaraja dhe Uashingtoni po mbyllin bisedimet mbi vendimin e Turqisë për të blerë sistemet raketore të Rusisë S-400. Qeveria e Erdoganit është gjithashtu e vendosur të ecë përpara me blerjen e avionëve amerikanë F-35, të cilët ligjvënësit amerikanë po përpiqen ta bllokojnë për shkak të marrëveshjes S-400 të Ankarasë.

Burimi: Rt.com/ Gazeta impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne