Vasili akuza Markut: E gjunjëzuar para Ramës deri në poshtërim

Përmes një postimi në Facebook, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryeprokurores Arta Marku në lidhje me situatën tek Krimet e Rënda. Vasili hedh akuza dhe thotë se Shqipëria ka kryeprokuroren më mjerane dhe më të kapur të 100 vjetëve te fundit.

“E gjunjezuar perpara kryeministrit deri ne poshterim, kryeprokurorja ka zgjedhur te rrezoje prokurorine ne preherin e krimit dhe te kryeministrit te kriminalizuar”, shkruan më tej Vasili.

Statusi i plote:

Deklarata e kryeprokurores antiligj thjesht nje diarre rilindase.

Arta Marku,qe s’ja mban fare qe te hetoje kryeministrin e paditur per audiopergjimin e Agron Xhafes dhe qe s’guxon te hetoje kriminelet, krimet e te cileve ii di gjithe populli shqiptar,perkundrazi heton,denon dhe debon me histeri paranojake prokuroret.

Shqiperia ka kryeprokuroren me mjerane dhe me te kapur te 100 vjeteve te fundit.

E gjunjezuar perpara kryeministrit deri ne poshterim, kryeprokurorja ka zgjedhur te rrezoje prokurorine ne preherin e krimit dhe te kryeministrit te kriminalizuar.
Edhe deklarata e saj ishte dhe mbetet nje diarre rilindase te cilen ja cuan gati,duke i lejuar kryeprokurores farse vetem ti vinte firmen pa e lexuar.

Kryeprokurorja u vete delegjitimua ndaj duhet dhe do te trajtohet si e tille.

Per kryeprokuroren e paditur kryeministri dhe kriminelet jane me te shtrenjte se gjithshka,por populli i gjithe eshte kunder saj dhe do te dije t’ja tregoje vendin.
Ne plehrat e Sharres ka nje vend edhe per te.Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne