Vazhdon procesi i zgjedhjeve në Angli

Që në mëngjes herët Theresa May dhe Jeremy Corbyn u janë drejtuar kutive të votimit, për zgjedhjet e përgjithshme në Angli.

Analistët britanikë argumentojnë se një shumicë e mundshme në parlament pritet të ndihmojë kryeministren Theresa May me negociatat e Brexit. Kur May kërkoi zgjedhje të parakohshme në prill, shumë vëzhgues besuan se ajo po kërkonte një fitore me diferencë të madhe. Në rast se May fiton, kjo situatë mund të forcojë fuqinë e saj në parlament dhe të ndihmojë në negociatat për Brexit. Sidoqoftë, May dhe Partia Konservatore kanë parë një rënie në mbështetje, për shkak të politikës polemizuese të kujdesit social. Udhëheqja e mëparshme me 20 pikë e Partisë Konservatore mbi atë Laburiste është ngushtuar në 6 pikë javën e kaluar. Sulmet më të fundit terroriste në Londër gjithashtu kanë shtuar pasiguritë në zgjedhje. Sidoqoftë, analistët thonë se reagimi i ashpër i May kundrejt këtyre episodeve mund ta ndihmojë atë të rrisë shanset e konservatorëve për fitore. Laburistët kanë kritikuar politikën e shtrëngimit të May, që ka rezultuar në shkurtimin e rreth 20,000 oficerëve të policisë që në vitin 2010, duke zbehur kështu aftësinë e vendit për të luftuar terrorizmin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne