Mbështjetjen e qeverisë ku ai ishte pjesë më pak se 2 vite, kryebashkiaku socialist i Tiranës e vlerëson si thelbësore për projektet që ka realizuar në kryeqytet.

“Bashkëpunimi që Bashkia e Tiranës ka me qeverinë qendrore, për legalizimin dhe urbanizimin e këtyre zonave deri dje informale, është mënyra më e mirë për të ecur përpara”.

Veliaj thotë se vetëm gjatë muajve të verës janë hapur 100 kantiere ndërtimesh apo rindërtimesh në Tiranë, që premton se do të mbyllen përpara se të rikthehet fluksi i trafikut në rrugët e kryeqytetit.

Dy prej këtyre projekteve janë dhe rrugët “Budi” dhe “Mihal Grameno” në Njësinë 2 në Tiranë, e njohur si zona e Depos së Ujit.

“Kemi qenë këtu fiks një vit më parë, kur filluam punën dhe kjo ka qenë e gjitha një monopat. Diferenca që bën legalizimi dhe urbanizimi, e kthen shtëpinë në vilë, do të thotë ulim muret, barrierat, pengesat me njëri-tjetrin. Fakti që sot kanë dalë në dritë edhe shtëpitë dhe secili po mundohet me bahçen, stolitë, estetikën e vet, me lyerjen, me mirëmbajtjen, i ka sjellë një hijeshi kësaj zone”.

Nuk harron një falenderim dhe për ata që mundësojne mbylljen e projekteve në kohe, duke sakrifikuar pushimet në këto temperatura përvëluese.

6