Rajoni

Veprimtari të shumta humanitare gjatë muajit të ramazanit në Ulqin

Krye Imami i Bashkësisë Islame në Ulqin Ali Bardhi duke folur për Muajin e shenjtë të Ramazanit, në një intervistë për “Zërin e Turqisë” thotë se ky muaj ka një rëndësi të veçantë për myslimanët. Në këtë muaj të shenjtë ka filluar dhe shpallja e Kuranit Famë lartë, andaj duke u veçuar nga muajt e tjerë ai është më i madhëruar nga Zoti. Sipas Z. Bardhi, Muaji i Ramazanit ka një sërë të mirash ashtu siç vetë Profeti jonë na njofton se është muaji i mëshirës, begatisë dhe shpëtimit.  Andaj gjatë këtij muaji duhet të kryhen obligimet fetare siç janë: falja e namazit të teravihve, këndimi i Kuranit dhe  dhënia e sadakasë  së fitrit.

Nisur nga kjo z. Bardhi thotë se në të 26 xhamitë e komunës së Ulqinit janë bërë përgatitjet dhe janë gati për  besimtarët. “ Ne kemi bërë përgatitjet dhe programet e muajit të Ramazanit janë njësoj si çdo vit si falja e namazit të teravive që falet në 26 xhamitë e Komunës së Ulqinit. Po ashtu do te kemi edhe lexim kurani ku do të mblidhen të gjithë imamët e Ulqinit por edhe xhematlinjtë që kanë dëshirë të marrin pjesë në leximin e Kuranit. Ne kemi përgatitur edhe ligjëratat të cilat i japim në televizion por edhe ligjërata nëpër xhami 15 minuta par fillimit të namazit të teravisë. Të gjitha këto aktivitet nuk zhvillohen vetëm në Komunën e Ulqinit por në të gjitha xhamitë e tjera të Malit të Zi “.

Krye Imami i Ulqinit Ali Bardhi veçoi se edhe këtë vit organizatat bamirëse . Ambasada e Turqisë dhe TIKA do te shtrojnë Iftare për të ftuar dhe besimtarë. Ai dhe me këtë rast theksoi se gjatë këtij muaji të shenjtë rëndësi të veçantë duhet kushtuar njerëzve në nevojë. Duke i përkrahur dhe ftuar edhe ata në Iftare bamirëse. “ Do të kemi programe të ndryshme që organizohen në natën e Bedrit në Anë të Malit pastaj edhe në Ulqin për Natën e Kadrit do te kemi një program të veçantë. Gjatë muajit të Ramazanit do te kemi edhe aksione humanitare së bashku me shoqatën “Bereqeti” ku do te shpërndajmë ndihma dhe ushqime për familjet në nevojë”.

Iftare dhe pritje nga Ambasadat dhe shoqatat bamirëse

Prej vitesh, gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit është bërë traditë që Ambasada e Republikës së Turqisë në Podgoricë dhe TIKA  të organizojnë Iftare ku ftohen personalitete të korit diplomatik, përfaqësues të autoriteteve vendore  dhe personalitete nga bota e artit, shkencës dhe kulturës. Iftare shtrojnë dhe disa ambasada të tjera siç është ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Emirateve por edhe disa shoqata bamirëse.  Sa i përket Ambasadave ato organizojnë iftare ku ftohen përfaqësues nga të gjitha qytetet e Malit të Zi. Ambasada e Turqisë ç’do vit e organizon iftarin në Podgoricë, ambasada e Emirateve vitin e kaluar e ka organizuar në Qendrën Islame në Tivar. Ndërkaq sonte në Podgoricë  Agjencia Turkq për Bashkpunim dhe koordinim TIKA shton iftarin me rastin e Muajit të Ramazanit. Nga paralajmërimet është edhe Iftari i shoqatës bamirëse Amaneti që për dallim nga organizatat e tjera iftarin do ta mbaj në ambient të hapur në Plazhin e vogël të Ulqinit dhe ka paralajmëruar  se në këtë iftar do të ftoj një numër të madh të besimtarëve. Përndryshe kjo organizatë gjatë tërë dimrit të kaluar ka organizuar aktivitete bamirëse  siç ishte aktiviteti “ Racion Falas” ku çdo ditë ndanin racione të ngrohta ushqimore për familjet në nevojë./trt

OPINIONE