Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule i ka dërguar sot një letër Presidentit të Republikës Ilir Meta, duke kërkuar impenjimin e tij edhe në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për çështjen e Konstandinos Kaçifas dhe dorëzimin e trupit të tij për varrim.

Çështja e dhimbjes së familjarëve, sensibilitetit të Komunitetit Grek dhe dimensioni human për të kryer ritet e përcjelljes, nuk mund të trajtohet me indifirencë burokratike dhe formalitete justifikuese”- thuhet në letrën e PBDNJ drejtuar Presidentit.

Familjarët e ekstremistit grek Kostandino Kacifas, i cili mbeti i vrarë nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës kanë bërë sot kërkesë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për tërheqjen  trupit të 35-vjecarit.

Trupi i të ndjerit mbahet në ruajtje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore deri në përfundim të plotë të ekspertizës mjeko-ligjore.

Kujtojmë se më herët, avokati i familjes Kacifa në një intervistë për mediat greke u shpreh se trupi i 35-vjecarit do t’i kthehet familjes ditën e nesërme. Sipas tij autoritetet shqiptare kanë rënë dakord t’i dorëzojnë trupin e të ndjerit familjes.

Burimi: BalkanWeb

11