”Rrugët e Besimit” si një nga destinacionet e reja për t’u vizituar po vijon dhe në këtë sezon veror punën që objektet e kultit të jenë të denja për të mirëpritur turistët vendas e të huaj. Inspektimi i radhës u zhvillua para pak ditëve në xhaminë e “Et’hem Beut”, në Tiranë nga Drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani dhe nga prof. Aleksandër Meksi.

Ata inspektuan nga afër punën e kryer në ndërhyrjet restauruese, ruajtjen e pikturës murale si dhe punimet në dru të dekoruar.

Profesor Meksi, studiues i monumenteve të xhamive në Shqipëri, nuk nguron të ofrojë konsulencën dhe këshillat e tij për projektin e ndërmarrë, në restaurimin e pesë xhamive.

Instituti i Monumenteve të Kulturës mbikëqyr në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e punimeve në 5 kantieret e ngritura në xhamitë e qyteteve Tiranë, Berat dhe Gjirokastër.

Janë 5 xhami monumente kulture si xhamia “Mbret” Berat, xhamia e “Beqareve” Berat, Teqeja e “Helvetive” Berat, xhamia “Ethem Beut” Tiranë, Xhamia e “Pazarit” Gjirokastrës, të cilat po i nënshtrohen restaurimit të tyre. Kjo kryhet në kuadër të projektit për ndërhyrje restauruese dhe rikonstruksioni të xhamive të sipërpërmendura financua nga donatrët turq, pikërisht nga Agjencia Turke Për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA.

35