Zbulohet projekti/ Në Tiranë – Elbasan do ndërtohet një tjetër tunel për 4.6 milionë $

Një tunel tjetër do të ndërtohet në aksin Tiranë – Elbasan pasi Këshilli Teknik në Autoritetin Rrugor Shqiptar ka miratuar projektin e ndërhyrjes në rrëshqitjen e ndodhur vjeshtën e vitit të shkuar në Mamel, në korsinë që lidh Elbasanin me Tiranën.

Tuneli do të jetë i ngjashëm me zgjidhjen e dhënë në rrugën Lin – Pogradec dhe do të kushtojë 4.6 milionë dollarë.

Mësohet se në Këshillin Teknik u paraqitën dy zgjidhje, njëra për ndërhyrjen në shpat dhe tjetra ishte ndërtimi i një tuneli të hapur dhe të shkurtër vetëm në njërën anë të korsisë. Projekti i zbatimit është në fazën e mbylljes dhe pas disa ditësh do të hapet tenderi për të kontraktuar kompaninë që do të zbatojë projektin.

Pas 7 vjetësh rruga Tiranë – Elbasan parashikohet që të mbarojë këtë vit. Në total vepra i ka kushtuar buxhetit të shtetit 450 milion USD.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne