“100 mijë dollarë për të marrë nënshtetësinë shqiptare”, ish-ministri ironizon Ramën: Ofroj pasaportën timen me gjysmën e çmimit

Pas shkrimit të ‘The Guardian’ se kryeministri Edi Rama u ka premtuar të huajave të pasur përjashtim nga taksa për 10 vite, me qëllim marrjen e nënshtetësisë shqiptare për 100 mijë dollarë, vjen një reagim nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një mesazhi plot ironi Manjani ka komentuar premtimin e kreut të qeverisë shqiptare për pasanikët e huaj, duke shprehur habi, vjen me një ofertë se e shkëmben pasaportën e tij me gjysmën e çmimit.

“Qeveria do ofrojë pasaporta shqiptare për të huajt, për 100 000 Euro.
😲😲😲
Po mirë, po e ofroj pasaportën time për gjysmën e çmimit.

Preferoj në fakt ta shkëmbej me një pasaportë të një vendi të BE.
Nuk do ishte keq, apo jo?!.”, shkruan Manjani në ‘Facebook’./BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne