100 vjet nga revolucioni që ndryshoi rrjedhën e botës

MOSKË – EMRE GÜRKAN ABAY – Para 100 vjetësh nisi “Revolucioni i Tetorit”, në të cilin bolshevikët e udhëhequr nga Vladimir Lenini i dhanë fund Rusisë Cariste më 7 nëntor të vitit 1917 dhe krijuan Bashkimin Sovjetik duke ndryshuar kështu përgjithmonë fatin e botës, shkruan Anadolu Agency.

Revolucioni, i cili llogaritet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë moderne, filloi më 23 shkurt 1917 me daljen në rrugë të popullit rus, i cili për shkak të Luftës së Parë Botërore ishte i lodhur. Ndërsa qendra e protestës ishte Petrogradi kryeqyteti i periudhës dhe emri i të cilit për shkak të ngjashmërisë me gjermanishten u ndryshua në “St. Petersburg”.

Protesta, e cila filloi me daljen në rrugë të njerëzve që ishin në gjendje të vështirë për sigurimin e kafshatës së bukës, u shndërrua në një revoltë me dhjetëra mijëra njerëz brenda pak ditësh, ndërsa Car Nikolai II, kreu i qeverisë vendosi të përdorë ushtrinë për të shtypur rebelimin. Për shkak të ndërhyrjes së ashpër të ushtrisë, 40 protestues humbën jetën ku dhe brenda ushtrisë filluan shqetësimet dhe mosbindje ndaj urdhrave.

Pas revoltave për disa javë ku edhe ushtria filloi të mbante anën e protestueseve, Car Nikolai II u detyrua të tërhiqej nga froni më 2 mars 1917, duke lënë prapa një perandori që gradualisht ishte zhytur në kaos. Ndërkohë këtë kompleksitet e mori Aleksandr Kerenski ku nën udhëheqjen e tij u formua një qeveri “e përkohshme dhe e brishtë”.

“Diktatura e Proletariatit”

Pas këtyre ngjarjeve, të cilat u quajtën “Revolucioni i Shkurtit”, filluan të shfaqeshin aktorët kryesorë të Revolucionit të Tetorit, që do të ndryshonin rrjedhën e botës brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Vladimir Lenini, i cili jetonte në mërgim në Evropën Perëndimore për më shumë se 10 vjet, u kthye në Petrograd më 3 prill 1917. Pas kthimit në vendin e tij, Lenini mblodhi mbështetësit e tij bolshevik dhe njoftoi se ata nuk e njihnin qeverinë e përkohshme nën udhëheqjen e Kerensky.

Mbështetja publike e bolshevikëve po rritej falë sloganeve aktivë që iu përgjigjën nevojave të njerëzve të tillë si “Paqja, Buka, Toka”, apo edhe fjalimet paralele me thirrjet e shoqërisë për t’i dhënë fund Luftës së Parë Botërore. Vendimet për të vazhduar luftën deri në fitore dhe veprimet e dobëta të reformave larg furnizimit të popullit me ushqim, e shtuan gjithnjë e më shumë reagimin e popullit ndaj qeverisë.

Kështu, në këtë mënyrë filloi procesi i Revolucionit të Tetorit, në të cilin qeveria e përkohshme u përmbys nga bolshevikët.

Natën e cila lidh 6 nëntorin me 7 nëntorin, forcat bolshevike që kishin marrë një fuqi të rëndësishme ushtarake në një periudhë të shkurtër kohe, kaluan në veprim nën udhëheqjen e Lev Trockit, një figurë tjetër e rëndësishme e revolucionit.

Teksa bolshevikët morën shpejtë nën kontroll ndërtesat e qeverisë në Petrograd, përpjekjet e Kerensky-t për t’u rezistuar dështuan dhe qeveria u kaloi bolshevikëve.

Bashkimi Sovjetik u themelua në vitin 1922, pasi qeveria e re e Leninit, e quajtur “Diktatura e Proletariatit”, ishte gjithashtu fitimtare në konfliktet e përgjakshme me forcat antibolshevike.

Si e shikojnë revolucionin rusët e sotëm?

Gjatë gjithë periudhës së saj 70-vjeçare, Bashkimi Sovjetik u bë pika e fillimit të luftërave të çlirimit kombëtar në pjesë të ndryshme të botës. Pavarësisht miliona jetëve dhe vuajtjeve, industria ruse u zhvillua jashtëzakonisht mirë gjatë kësaj periudhe dhe korri një fitore të rëndësishme kundër nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.

Perspektiva e revolucionit është gjithashtu mjaft e rëndësishme edhe për Turqinë. Sepse nëse regjimi Carist do të mbetej në vend të regjimit bolshevik në Rusi, mund të ndryshonte rrjedha e Luftës së Pavarësisë, të cilën Turqia e fitoi me vështirësi të mëdha.

Pavarësisht retorikës së tij pro-paqësore, Lenini disa muaj pas Revulucionit të tetorit, duke theksuar mungesën e disiplinës midis punëtorëve rusë, në mënyrë më të specifikuar e shndërroi në një situatë më autoritare mënyrën e qeverisjes bollshevike. Që nga vera e vitit 1918, si kriza ekonomike ashtu edhe lufta civile krijuan një shtet në të cilin Bashkimi Sovjetik intensifikoi gjithnjë e më shumë zbatueshmëritë e dhunës dhe shtypjes.

Në sondazhet e sotme është zbuluar se rreth gjysma e rusëve janë penduar për përmbysjen e shtetit sovjetik. Edhe Presidenti rus Vladimir Putin thotë se ndarjet shoqërore të lidhura me revolucionin janë vdekjeprurëse për Rusinë dhe ajo që nevojitet më shumë tani është një shtet i fortë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 


NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne