2 vite burg për udhëheqësin e Vëllazërisë Muslimane për shkak se “buzëqeshi në seancë”

Gjykata në Egjipt ka dënuar me dy vjet burg sekretarin e përgjithshëm të krahut politik të Vëllazërisë Muslimane, Hurriyet dhe të Partisë së Drejtësisë, Muhammed al Biltaxhi, me arsyetimin se “ka buzëqeshur në seancë”.

Agjencia zyrtare egjiptiane e lajmeve ka njoftuar se në njëren nga seancat, gjykata ka dënuar me dy vjet burg Muhammed al Biltaxhin, me arsyetimin se ka fyer gjyqësorin .

Në lajm u tha se pas vendimit të gjykatës për të mos u bërë shumë pyetje dëshmitarëve në seancën e zhvilluar muajin e kaluar, Biltaxhi ka buzëqeshur në mënyrë ironike dhe për këtë arsye, atij i është hapur padi me arsyetimin se ka fyer gjyqësorin.

Sipas ligjit egjiptian, Biltaxhi mund të kundërshtoj këtë vendim të paqartë brenda 60 ditëve.

Gjykata Penale e Kajros dënoi Biltaxhin me 2 vjet burg me arsyetimin se në seancën e 15 shkurtit, ka qeshur kur po i bëhej pyetje një dëshmitari okular, ka shkelur reputacionin e gjykatës dhe ka fyer gjyqësorin.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne