24 orët e fundit të janarit, Donald Lu përballet me gazetarët për ‘peshqit e mëdhenj’

Ndërsa kanë mbetur edhe 24 orë nga përfundimi i muajit janar dhe ende nuk ka asnjë rezultat nga arrestimi i të ashtuquajturëve “peshqit e mëdhenj”, ambasadori i SHBA, Donald Lu është përballur ditën e sotme me gazetarët.

Media e ka pritur deri në përfundimin e dhënies prej tij një leksioni në një universitet privat në Tiranë dhe e kanë pyetur se pse nuk janë arrestuar asnjë prej “peshve të mëdhenj”, siç pati deklaruar në dhjetor të vitit që lamë pas vetë ambasadori amerikan, Donald Lu.

Lu nuk ka preferuar t’i përgjigjet pyetjes, por vetëm i ka përshëndetur dhe buzëqeshur dhe më pas është larguar me shpejtësi drejt makinës së tij, i shoqëruar edhe nga punonjës të ambasadës.

Lu pati deklaruar më herët se politikanët e personalitete të inkriminuar do të dalin para drejtësisë brenda muajit janar të 2018-ës, por deri tani asgjë nuk është bërë publike.

Ndërkohë, një ditë më parë ministrja e Drejtësië Etilda Gjonaj tha se brenda shkurtit do të dalin edhe rezultatet e vettingut, për prokurorë e gjyqtarë të verifikuar.

luuuu.jpg

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne