28-vjeçari me koronavirus mori pjesë tri ditë më parë në një ceremoni mortore

28-vjeçari nga Tirana që konsiderohet si “pacienti zero” për përhapjen e koronavirusit në vendin tonë ka bërë për dy javë një jetë të zakonshme. I riu mbërriti në Shqipëri më 26 shkurt, nga Firence e Italisë dhe duke pasur virusin me vete infektoi dhe të atin, 54 vjeç.

Mësohet se i riu tri ditë më parë ka marrë pjesë edhe në një ceremoni mortore ku sipas zakoneve shqiptare ka takuar të gjithë të pranishmit për t’i ngushëlluar. Shefja e ISHP-së Silva Bino tha në emisionin “Open” se ishte vënë në dijeni për këtë fakt dhe po punohet për identifikimin e personave me të cilët ka pasur kontakte i riu.

Babë e bir, ndodhen tashmë në spitalin infektiv në QSUT dhe gjendja e tyre është e stabilizuar. Në karantinë janë futur edhe të afërmit e dy personave të infektuar./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne