E vdekur pas Angelinas, bën 50 operacione që t’i ngjajë

Një grua iraniane është bërë fytyra kryesore e orëve të fundit në rrjete sociale pasi pranoi se ka bërë 50 operime vetëm që të ngjajë si idoli i saj Angelina Jolie.

Sahar Tabar ka thënë se është ndër fanset më të mëdha të aktores së “Tomb Raider” dhe ka shtuar se do të bënte gjithçka që është e mundshme vetëm që t’i ngjajë.

19-vjeçarja nga Teherani u është nënshtruar 50 operacioneve për vetëm pak muaj, shkruan “Al Arabiya”.

Kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht, por mund të kuptohet nga pamja e saj unike.

Ajo po ashtu ka njoftuar se ka pasur dietë të veçantë dhe të rrezikshme.

Tabar tani ka më shumë se 400 mijë ndjekës në Instagram, por vazhdon të marrë komente negative në fotografitë e saja.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne