4 punëtorë ranë nga skela e një pallati në Tiranë, 1 i vdekur dhe 1 nën rrënoja (DETAJET)

Ka ndërruar jetë njëri prej katër punëtorëve që ranë nga skela e një pallati që po rikonstruktohej në rrugën “Faik Konica” në kryeqytet.

Nga informacionet paraprake, mësohet se dy prej punëtorëve të lënduar që janë transportuar drejt spitalit, shtetasit G. B.,44 vjeç dhe E. L.,34 vjeç, ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se trupi i të ndjerit ishte zënë nën rrënoja, së bashku me punëtorin e katërt, i cili nuk është nxjerrë ende nga Policia dhe shërbimi i Zjarrfikëses.

Uniformat blu njoftuan se pas ngjarjes, kanë shoqëruar administratorin që drejtonte punimet./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne