Kuriozitete Sociale

5 Shtyllat e një lidershipi të suksesshëm

Lidershipi është një proces shumë i vështirë por të drejtosh në mënyrën më të mirë të mundshme është një proces akoma edhe më i vështirë. Të qenët pjesë e një tregu që po ndryshon me shpejtësi dixhitale e vështirëson atë akoma edhe më shumë dhe modeli i një drejtuesi diktator dhe kontrollues duket se nuk po jep më rezultat.

Në mënyrë të tillë që një kompani të jetë e sukseshme, liderave u duhet që të përqafojnë një mënyrë djetimi sa më autentike të jetë e mundur. Një gjë e tillë promovon edhe një mjedis pune sa më të përkushtuar, fleksibël dhe inovativ. Ja cilat jane pesë shtyllat e një lidershipi autentik:

  1. Bashkëpunimi

Nuk mund t’ia dilni mbanë i vetëm. Po jetojmë në një kohë ku çdo gjë ecën më ritme aq të shpejta ku ideja se mund t’ia dilni mbanë vetë ëshë thuasje e pamendueshme. Aftësitë organizative duhet të ecin në të njetën linjë me ato bashkëpunuese dhe mbi të gjitha me ato komunikuese.

Transparenca i hap rrugën krijimit të një besimi të fortë. Nëse ju bashkëpunoni me stafin tuaj dhe interesoheni jo vetëm për mbarëvjatjen e procesit të punës por edhe për secilin prej tyre në nivel njerëzor, të jeni të binudr se ata nuk do t’ju lënë kurrë në baltë.

  1. Vizioni

Sipas filozofit amerikan Eric Hoffer, “Lideri duhet të jetë sa më praktik dhe realist por ai duhet të flasë me gjuhën e një vizionari dhe idealisti”. Dhe është pikërisht kjo është balanca e shumëkërkuar.

  1. Empatia

T’i trajtosh të tjerët në mënyrën që t’i vetë do të dojë të të trajtonin është principi universal që ka dhënë rezultate të shkëlqyra, këtu e 2,000 vjet më parë. Nëse ju do të krijoni një kulturë respekti, një kulturë besimi sesa frike, të jeni të sigurt se kompania juaj do të avancojnë shumë.

  1. Me këmbë në tokë

Liderat e vërtetë duhet të jenë gjithmonë shumë të matur sepse një veprim i gabuar i tyre mund të ndikojnë negativisht për të gjithë kompaninë.

  1. Etika

Nëse ju nuk keni integritet, ju nuk keni asgjë dhe më e keqja është se ai nuk mund të blihet. Sipas biznesmenit amerikan Henry Kravis edhe nëse mund të keni paratë e të gjithë botës por nëse nuk keni etikë, ju nuk keni asgjë. Edhe pse këto mund të jenë fjalë shumë të ashpra ato janë shumë të vërteta.

OPINIONE

INTERVISTA