“5500 euro për copë”, ‘shpërthen’ në ironi rrjeti dhe tallen keq me Veliajn: Shitet për arsye emigracioni!

Çmimi 5500 euro për një pishë të mbjellë anash autostradës Tiranë-Durrës, ka shkaktuar një sërë reagimesh. Shkrimtari Rudi Erebara me anë të një fotoje, tallet me çmimin e vendosur nga Bashkia.

TIRANË- Një investigim i BIRN, zbuloi se Bashkia e Tiranës ka dhënë 5500 euro për një pishë, të cilat janë mbjellë anash autostradës. Për këtë çmim stratosferik, sipas BIRN prokuroria ka nisur hetimet lidhur me kontratën e firmosur nga Bashkia.

Për këtë rrjeti ka filluar ironit dhe talljet me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Shkrimtari Rudi Erebara, me anë të një postimi në rrjetet sociale, është tallur me çmimin e pishave, ndërsa ka publikuar një foto të një pishe, krahas të cilës shkruan: “5500 euro, ecën vetë, shitet për arsye emigracioni”./ sot

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne