Bota

6 punonjës të ambasadës së SHBA dëbohen nën akuzën e përdorimit të drogës

6 punonjës të ambasadës së SHBA në Kabul janë dëbuar pasi janë akuzuar për përdorim të lëndëve narkotike.

Siç njofton BBC Arabisht, dëbimi i anëtarëve të stafit të kësaj ambasade është një goditje për Departamentin e Shtetit dhe për qeverinë amerikane, e cila pretendon se po lufton kultivimin e drogës në Afganistan. Sipas këtij kanali, mbjellja dhe trafikimi i opiumit në Afganistan është dhjetëfishuar që prej ndërhyrjes ushtarake të SHBA dhe NATO-s në këtë vend./ PT

OPINIONE

INTERVISTA