Bota

9 arsye pse Liverpuli është aq miqësor me myslimanët

nga Adam Kelwick.

1: Qytetarët e Liverpulit janë disa nga njerëzit më miqësorë në botë. Kohët e fundit, Liverpuli u kurorëzua si ‘qyteti më i sjellshëm në botë’, pasi një sondazh i porositur nga Travelodge zbuloi se banorët e Liverpulit bëjnë në ditë më shumë vepra dashamirëse se sa njerëzit e tjerë në vend.

2: Njerëzit në Liverpool nuk e lexojnë gazetën The Sun, që do të thotë se ata nuk lexojnë lajme anti-muslimane si ky më poshtë.

3. Kur grupet e ekstremit të djathtë dhe grupet raciste mbajnë në Liverpul mitingje anti-muslimane, ata shpesh përzehen dhe largohen  nga vendasit. Thjesht, racistët nuk janë të mirëpritur në Liverpul.

4. Liverpuli gjithmonë i ka mirëpritur të tjerët. Si qytet port që është, njerëz të ndryshëm nga e gjithë bota gjithmonë kanë ardhur dhe kane shkuar. Toleranca dhe mirëpritja e “të tjerëve” ka qenë gjithmonë një pjesë e kulturës së Liverpulit.

5. Komuniteti i parë musliman në vend ishte në Liverpool. Ai përbëhej nga mbi njëqind persona të konvertuar.

6. Xhamia e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe qendra islamike e parë u ngrit në Liverpul. Xhamia u themelua në fund të viteve 1800. Kjo ndodhi përpara se klubi i futbollit të Liverpulit të bëhej i dëgjuar!

7. Lideri më i lartë musliman që ka pasur ndonjëherë Britania ishte nga Liverpuli.

Sheiku Abdullah William Henry Quilliam, i lindur në Liverpul dhe i konvertuar në islam gjatë kohërave të mbretëreshës Viktoria, fitoi titullin “Shejhul islam i Ishujve Britanikë” nga sulltani otoman Abdul Hamid II.

8. Në vitet 70 myslimanët mblidheshin në një qendër pranë katedrales anglikane. Para se të ngrihej xhamia më e madhe e Liverpulit (al-Rahma) në Toxteth në vitet 70, sheiku Ali Hizzam i mblidhte besimtarët në qendrën e tij, fare pranë katedrales anglikane (sot parku i vizitorëve).

9. Xhamitë dhe tifozët e futbollit bashkëpunojnë së bashku për të ndihmuar të pastrehët. Sot, xhamitë përreth Merseysides punojnë së bashku me tifozët e Liverpulit, Evertonit dhe Tranmereit për të siguruar ushqim për të pastrehët dhe nevojtarët.

Shpresoj që të jeni informuar pak me anë të këtij historiku të shkurtër mbi vendin e veçantë që Islami ka pasur historikisht në Liverpul.

Le të shpresojmë që dhe Muhamed Salah të shënojë dhe të jetë me ne edhe në sezonin e ardhshëm!/ilmfeed/Gazeta Impakt

OPINIONE