Opinion

A duhet Studentët  të vijnë në Auditore semestrin e dytë?

Pirro Prifti

Pandemia vazhdon të  dominojë në botë duke shkaktuar shumë infeksione shumë vdekje dhe probleme ekonomike të mëdha në çdo vend të botës.

Në përgjithësi sipas historisë së Pandemive që kanë prekur njerëzimin Pandemitë nuk kanë vazhduar më shumë se 1 vit e gjysëm deri në dy vjet maximum.

Nga 19 Pandemi që ka pësuar njerëzimi duke filluar nga viti 165-180 e.r., me Murtajën antonine ku vdekjet njerëzore besohet të kenë qënë rreth 5 milion njerëz e deri tek Gripi Spanjoll i vitit 1918-1919, ku vdekjet njerëzore mendohet të kenë qënë rreth 40 milion njerëz, e deri tek SARS dhe virusi i derrrit i vitit 2009-2010, me Pandeminë Ebola-n 2014-2016, me Pandeminë e MERS             (middle east respiratory syndrom) viti  2015 , dhe tani me COVID-19 në të cilën Pandemia po vazhdon duke infektuar 103.997.416 njerëz dhe 2.249.610 vdekje deri në ditën e sotme 2 shkurt 2021, – pandemitë nuk kanë vazhduar më shumë se një vit e gjysëm..

Shumë shtete të BE dhe jashtë saj kanë marrë masa nga më të ndryshmet për shkollat dhe universitetet duke përdorur mbylljet e pjesëshme dhe mësimin në distancë (online).

Anglia i ka mbyllur kolegjet deri ne 21 shkurt, ndërsa në SHBA ka mbyllje të pjesëshme por gjithmonë Universitetet janë në kontakte të ngushta me përfaqësuesit e Shëndetit Publik (Live Updates: Latest Neës on Coronavirus and Higher Education (insidehighered.com)).

Në BE, Greqia ka mbyllur Kpshtet she shkollat elementare kurse Universitet punojnë pjesërisht online dhe pjesërisht në auditor.

Gjermania ka vendosur udhezime të pjesëshme në varësi të disa elementëve bazë për të hapur shkollat, mbyllur pjesërisht apo për ti mbyllur plotëisht, p.sh., duhen marrë parasysh:

  • Epidemiologjia e COVID-19 në nivel lokal; kjo mund të ndryshojë nga një vënd në tjetrin
  • Të mirat dhe rreziqet; cfarë të mirash dhe cfarë rreziqesh ka për fëmijët dhe stafin hapja e shkollave duke përfshirë:

Intensitetin e transmetimit në zonën ku shkolla operon, nëse nuk ka raste,  nëse ka transmission sporadik, nëse ka transmetim në grumbuj njerëzish apo në komunitet,

ndikimi i mbylljes së shkollës në drejtim të arsimit, shëndetit në përgjithësi, dhe mirëqënies, dhe mbi studentët më të cënueshëm si invalidët dhe vajzate cvendosura

  • Efektiviteti i strategjive të mësimit në distancë (online)
  • Kapaciteti i shkollave dhe insitucioneve arsimore për të operuar me me siguri
  • Zbulimi dhe përgjigja: a janë autoritet locale të afta për të vepruar shpejt?
  • Bashkëpunimi dhe koordinimi: a është shkolla duke bashkëpunuar dhe autoritetet e iSHP locale?
  • Diapazoni i masave të Shëndetit public për tu implementur jashtë shkollës

(Coronavirus disease (COVID-19): Schools (ëho.int))

Përsa i përket Shqipërisë, masat e marra nga qeveria kanë qënë efikase. Prakikisht në spitale ka shtrime që shkojnë mesatarisht në 280 shtrime në spitale. Gjatë periudhës së dimrit njihet se infeksionet në përgjithësi dhe përhapja e infeksioneve të COVID-19 shtohet shumë. infkesionet COVID-19 ndoshta dhe mutacionet e reja kanë shtuar numrin e ineksioneve por e rëndësishme janë dy masa kryesore;

-Mbajtja e Maskës jashtë dhe brënda institucionit- qëndrimi në largësi derin 2-2.5 m- higjena e duarve dhe e mjedisit, sipas porosive të OBSH, gjë që qeveria e ka zbatuar fare mirë.

-Vaksinimi masiv i popullatës në mënyrë që të ndërpritet Pandemia.

Në rastin e dytë për të arritur `imunitetin e tufës` kërkohet një vaksinim masiv të 70% të popullatës e cila në Shqipëri kërkon 2.1 milion doza  vaksinimi për 2 herë për person me Vaksinat Pfitzer& Biontech dhe Moderna të cilat kanë efikacietet rreth 94.5%-95%, kurse doza e parë vetëm 50%. Keto dy vaksina janë realizuar me një metode të re e të shpejtë prodhimi nëpërmjet një proteine të genomit të pjesës `spike` të retrovirusit COVID-19. Por efektet anësore të kësaj vaksine janë relativisht të mëdha dhe të rrezikshme rreth 11% e pacientëve kanë reaksine nga më të lehtat si ato alergjike e deri në disa vdekje.

Po kështu edhe me Vaksinën Astra&Zeneca e cila ka një efikacitet në dozën e dytë rreth 92%, por që nuk kanë efekt në moshat mbi 65 vjeç.

Të gjitha këto vaksina janë miratuar nga FDA (Federal Drug Agency) e SHBA dhe nga EMA (Europian Medicines Agency).

Të rëndësishme janë dhe vaksinat e Rusisë të miratuara nga instituti Gemelaja në Rusi –

Sputnik V e cila ka efikacitet 92% por nuk ka efekte anësore të rënda, dhe vaksina kineze e cila ka efikacitet rreth 88%-90%, të cilat janë shpërndarë në disa shtete. Nëse EMA miraton këto vaksina, këto mund të merren dhe në Shqipëri patjetër.

E rëndësishme është që në Shqipëri të shikohet seriozisht nga qeveria në kontakt të ngushtë me MASR dhe Komitetin e Ekspertëve për hapjen e Univeristeteve dhe shkollave të larta duke patur parasysh  udhëzimet e OBSH dhe të shëmbullit gjerman për kushtet e hapjes së shkollave (shih më sipër) duke shtuar edhe këto konsiderata sipas mendimit tim:

  • Mundësinë e vaksinimit të të gjithë Pedagogëve të brëndëshëm të Universiteteve,
  • Zbatimin e trekëndëshit-maskë-distancë-higjenë e mirë personale
  • Bashkëpunim me iSHP dhe Qëndrat Epidemiologjike të Prefekturave në drejtim të monitorimit të Universiteteve
  • Bashkëpunim me Urgjencat kombëtare për ndihmën dhe shtrimin në spitale të rasteve të mundëshme të infektuara,
  • Krijimin e shtretërve të nevojshëm të lirë në spitale në bashkëpunim me M.SH., për rastet që mund të vijnë nga universitetet pedagogë apo studentë.

Përse duhen hapur Universitetet? Argumentet janë të shumta:

  • Studentët e kanë të nevojshme kontaktin fizik me ambjentet shkollore dhe Pedagogët për të marrë sa më shumë informacion dhe aftësim në Programet ku janë rregjistruar,
  • Mësim-dhënia online është një e `keqe e domosdoshme` në rastin e Pandemisë, por studentët duhet të jenë të pranishëm në aktivitetet mësimdhënëse dhe në aktivitetet e tjera universitare,
  • Qëndrimi për një kohë të gjatë jashtë universiteteve dëmton cilësinë dhe psikikën e studentëve, të cilët detyrohen të rrinë nëpër lokale të cilat gjithashtu mund të jenë burim infeksioni dhe dembelizmi,
  • Infeksioni i moshave të reja është shumë më i ulet sesa i moshave të rritura,

Në përfundim mund të themi se në rast se bashkëpunohet ngushtë me MSH-ISHP- Qëndrat Epidemiliogjike të Prefekturave-MASR- Universitete, është e mundur që të mund të hapen Universitetet të paktën për realizimin e Seminareve dhe Aktiviteteve mësimore në grupe të vogla konform Vendimit Nr. 41 të vitit 2018, ndërsa Leksionet në rastin e  grupeve mësimore të mëdha mund të bëhen online, kurse leksionet e grupeve mësimore të vogla për auditore mbi 100 vënde mund të bëhen brënda këtyre Auditoreve duke respektuar sigurisht rregullat e vendosura të Komitetit të Ekspertëve.

 

priftipirro2017@gmail.com

 

 

 

OPINIONE