A e dini se Piri Reis hartën e Antarktidës e kishte vizatuar 300 vjet para zbulimit të kontinentit?

Në vitin 1929, në kohën kur Pallati Topkapi u shndërrua në muzeun e veprave arkaike, një grup historianësh gjeti një hartë të çuditshme të vizatuar mbi lëkurën e drerit. Në hartën e përgatitur në vitin 1513 nga detari i famshëm turk, Piri Reis, i cili ka qenë ekspert i gjeografisë dhe hartave dhe që shkaktoi habi, ishin të vizatuara Afrika, Amerika dhe poli i jugut. Sepse zbulimi i polit jugor u bë shumë më vonë pas vizatimit të hartës, pra në vitin 1818.

Harta e Piri Reisit, është njëra prej hartave më të vjetra në botë, e cila tregon kontinentin e Amerikës. Harta e vizatuar në vitin 1513 nga Piri Reis, admirali i Perandorisë Osmane (Kaptan-i Derya), tregon brigjet perëndimore të Evropës dhe Afrikës dhe brigjet lindore të Amerikës Jugore. Ajo është një dokument historik i vlefshëm që përmban informacione gjeografike të detarëve evropianë dhe myslimanë të shekullit të 16-të që është përgatitur me bashkimin e të dhënave nga 20 burime të ndryshme në mesin e të cilave ndodhet edhe një hartë e Kristofor Kolombit.

Për më tepër harta e Piri Reisit përveç këtyre tregonte edhe brigjet e kontinentit që kishin mbetur nën akull. Por, akulli i kontinentit i vizatuar në hartë, ishte shkrirë 6 mijë vjet para vizatimit të hartës.

Studimet e bëra nxorën në pah se kjo hartë ka qenë përgatitur në vitin 1513 nga Piri Reis, i cili ka qenë një detar i njohur turk. Piri Reis në historinë e botës ka zënë vend si një detar i suksesshëm. Ai ka qenë i pasionuar pas hartografisë. Harta e Piri Reisit tregon brigjet perëndimore të Afrikës, brigjet e Amerikës së Jugut dhe brigjet veriore të Antarktidës. Brigjet veriore të Antarktidës ishin vizatuar në një formë mjaft të detajuar. Ndërsa ajo që është më e habitshme është se si kishte arritur Piri Reis që ta bënte një hartë kaq të rregullt të këtij kontinenti 300 vjet para zbulimit të tij. Gjithashtu harta përveç këtyre tregonte edhe brigjet e kontinentit që kishin mbetur nën akull./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne