A është Leonardo da Vinci turk?

Pretendohet se artisti italian Leonardo da Vinci, një prej artistëve më të rëndësishëm të periudhës së Rilindjes, mund të ketë qenë turk i Kaspikut (fiset turke që jetonin në brigjet e detit Kaspik).

Historiani i famshëm i artit, Simon Hewitt shkroi se të parët e da Vincit mund të kenë qenë turq të Kaspikut.

Ky pretendim zuri vend në librin “Leonardo da Vinci and the Book of Doom”, që Hewitt e shkroi duke u nisur nga një karikaturë jo shumë e njohur, e cila daton vitin 1495. Në një reportazh të dhënë për “The Guardian” historiani e lidh pretendimin e tij me flokët e da Vincit.

Në gazetë shkruhet: “Njerëzit me flokët të kuqe në Milano gjatë shekullit të 15-të ishin shumë të rrallë. Hewitt dyshon se Leonardo kishte prejardhje nga turqit me origjinë nga Kaspiku me flokë të kuqe, që kishin ardhur nga Azia dhe ishin shpërndarë në Detin e Zi dhe Evropën Lindore./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne