AAP e gatshme për kompromis me regjimin sionist

Kreu i Autoritetit Autonom Palestinez (AAP) ka shprehur gatishmërinë për kompromis mes këtij autoriteti dhe regjimit sionist.

Mahmud Abas, në takimin e Ligës Afrikane në Adis Abeba të Etiopisë, tha se është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje historike paqeje me regjimin sionist në kuadër të formimit të dy qeverive sipas planit të hartuar nga Donald Trump. Mahmud Abas tha se me lëvizjet e fundit të presidentit amerikan janë shfaqur shpresa për arritjen e paqes. Kreu i AAP rikujtoi se negociatat e kompromisit të nisura në vitin 2014, janë bllokuar për shkak se Izraeli nuk ka pranuar të përfundojë procesin e ndërtimit të kolonive sioniste. Edhe Franca ka propozuar organizimin e një konference ndërkombëtare për rifillimin e negociatave të kompromisit. Përkundër Mahmud Abas grupet palestineze janë të mendimit se vetmja rrugë për arritjen e të drejtave të kombit palestinez është rezistenca./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne