Shqiperia

Abuzimi me maskat/ Nga 100 lekë, farmacitë në Shqipëri i shesin 1000 lekë

 “Farmacitë po përfitojnë nga frika e shqiptarëve për koronavirusin. Të shkosh sot në farmaci për të blerë maska mbrojtëse ndaj epidemisë çmimet janë dhjetëfishuar. Siç e shikoni edhe nga kuponi tatimor, vlera e kësaj maske shkoi 1 000 lekë të reja. Si dhe punonjësit shesin me dy standarde, me çmime të ndryshme”

Në të njëjtën farmaci, çmimi i një maske është i ndryshëm.  Për shkak se ka mungesë tregu dhe janë të shumta  farmacitë që janë boshatisur nga maskat dhe dizinfektuesit, ato pak farmaci të cilat kanë sasi maskash abuzojnë çmendurisht me çmimet.  Maskën që Top Channel e bleu 1000 lekë, dikujt tjetër iu shit në çmim më të ulët parash.

Edhe pse vlera reale e një maske, para përhapjes së panikut të koronavirusit nuk ishte i konsiderueshëm, por kushtonte në qindarka, nga 50 lekë deri në 100 lekë./Topchannel

OPINIONE