Abuzimi me ndërtimet, Apeli në Durrës lë në burg 4 nga 19 efektivët dhe zyrtarët e arrestuar

Vetëm 4 nga 19 efektivët e Policisë dhe zyrtarët lokalë të Durrësit të arrestuar për abuzime me ndërtimet në Zonën e Shijakut dhe Manzës, kanë mbetur të qeli pas raundit të dytë të përballjes me akuzat në Gjykatë.

Apeli i Durrësit, ka rivlerësuar masat e sigurisë për efektivët e policisë dhe nëpunësit lokalë të vënë në pranga në një operacion të SHCBA dhe prokurorisë së Durrësit.

Në seancën e mbajtur në Kavajë, për shkak se godina e Gjykatës në Durrës është dëmtuar u vendos lirimi i tre zyrtarëve të shtetit dhe një ndërtuesit që shkalla e parë e i kishte lënë në arrest me burg.

Gjykata e Shkallës së parë Durrës më herët kishte lënë në qeli vetëm 8 nga 18 të arrestuarit.

Në qeli ndërkohë mbeten Ermal Petova Agim Osmani, Haxhi Sherra, Dëshir Dakoli,

Ndërsa Gani Dama, i cili ka mbajtur detyrën e policit të patrullës është ende person në kërkim

Të gjithë këta persona kryenin funksione publike në Policinë e Shtetit, nëpunës të Njësive Administrative, IKMT-ve dhe INUV-it në Durrës, Shijak dhe Manzë.

Ata akuzohen se kundrejt pagesave që varionin deri në disa mijë euro kanë lejuar ndërtime të shumta pa leje. Kjo veprimtari është kryer kryesisht gjatë vitit 2019.

Disa prej efektivëve të policisë po ashtu dyshohen se nuk kanë raportuar ngjarjet kriminale, dhe më tej akoma, kanë fshehur kallëzimet e bërë nga qytetarët.

Lirohen nga burgu

1-Besnik Domi-shef Rendi Shijak

2-Sami Xhafa-shefi stacionit i policisë Manze

3-Nikollë Marku-specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Stacionin e Policisë Manzë

4-Petrit Neziri-Ndihmës specialist/SPZ, në Stacionin e Policisë Manzë

5-Ndriçim Shika-Ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Shijak

6-Gjergj Greco-Sekretar i Njësisë Administrative Sukth

7-Juli Kacadej-specialist IMT Shijak

8-Adem Lika-posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimi pa leje

Në burg

1-Ermal Petova-specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Stacionin e Policisë Manzë

2-Agim Osmani-Ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës

3-Haxhi Sherra-Ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Shijak

4-Dëshir Dakoli-Ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës

Nuk u paraqit kërkesë për shqyrtim të masës së sigurisë për:

1-Dritan Koçi-posedues dhe zhvillues i objektit të ndërtimit pa leje (i lirë)

2-Paulin Meta-posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimit pa leje (i lirë)

3-Alben Diks

4-Qerim Doka-posedues dhe zhvillues i objektit ndërtim pa leje (i lirë)

5-Gjon Zefi-posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimit pa leje (i lirë)

Në kërkim

1-Gani Dama

/Ora news/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne