Shqiperia

Aeroporti i Rinasit: Ndërpriten fluturimet me Vjenën deri në 31 korrik

Pasagjerët fluturimet e të cilëve janë anuluar dhe të cilët nuk duan të përdorin mundësitë e rishikimit të datave mund të aplikojnë për një rimbursim.

Njoftimi i plotë:
📌Lajm jo i mirë mbërrin nga Austrian Airlines

🛬Ndalohen fluturimet me Vjenën nga data 16 korrik deri më 31 korrik 2020

Në një njoftim zyrtar, Austrian Airlines njofton sot se Ministria Federale Austriake e Punëve Sociale, Shëndetit, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ka zgjeruar masivisht listën e ndalimeve të uljes së avionëve. Duke filluar nga e enjtja, 16 korrik 2020, Shqipëria nuk do të ketë asnjë fluturim të rregullt me Austrinë dhe do të radhitet në listë me Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Egjiptin, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë dhe Serbinë. Dekreti është i vlefshëm deri më 31 korrik 2020.

📌Për shkak të ndalimit zyrtar, Austrian Airlines është e detyruar të anullojë të gjitha fluturimet ndërmjet Vjenës dhe Tiranës gjatë periudhës 16-31 korrik 2020.

📌Pasagjerët fluturimet e të cilëve janë anulluar dhe të cilët nuk duan të përdorin mundësitë e rishikimit të datave mund të aplikojnë për një rimbursim duke përdorur formularin në internet në faqen e internetit të Austrian Airlines.
🔛 https://www.austrian.com/…/help-and-con…/contact-form-refund

📌Pasagjerët që dëshirojnë të kryejnë fluturimin e tyre në një datë të mëvonshme, kanë mundësi të ndryshme rishikimi dhe mund të realizojnë udhëtimin e tyre të ndryshuar deri në fund të 2021.

📌Pasagjerët që kanë tranzitin në Vjenë, do të mbrohen me linjë tjetër nga destinacion tjetër. Austria Airlines parashikon mbrojtjen e pasagjerit./tpz

OPINIONE

INTERVISTA