Rajoni Shqiperia

Aeroporti që do të ndertojë Turqia: do i nderojë emrin Shqipërisë dhe do i mbushë xhepat e shqiptarëve

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës , një projekt gjigand i cili do të sjellë fitime të mëdha në zhvillimin e turizmit dhe gjithë bisneseve në shërbim të tij. Sipas projektit, synohet që ky aeroport ta zhndëndërrojë Vlorën në një trend të ri turistik europian duke e ndihmuar Shqipërinë të futet në vendet që zhvillojne një turizim profesional. Përveç kësaj , aeroporti i Vlorës ka prioritet dhe uljen e kostove të udhëtimeve të shqiptarëve, të cilët aktualisht paguajnë çmime të kripura . Përsa i përket të punësuarve, rreth 27 mijë persona, në këtë shifër futen edhe shërbimet. Por, për të qënë më të qartë për skeptikët po japim një tabele gjithë përfshirëse të punësimit.

Sektorët që lidhen direkt dhe indirekt me Aeroportin & Turizmin

Aeroporti 1000 njerëz të punësuar.

Turizmi :

1 . Akomodimi.
2 . Ushqimi dhe pijet.
3 . Transporti nacional dhe internacional.
4. Sektori
finaciar : bankat,konsulentët.
5. Shëndetësia, doktorët,dentistët,infiermierët,farmacitë.
6. Edukimi me të gjithë strukturën e tij.
7. Shërbimi legal, juridik.
8. Kompanitë e siguracioneve.
9. Media, kompanitë e reklamave.
10.Restorantet ,baret,argetimi.
11. Tekstilet si kompleks prodhimesh e shitjesh.
12. Pastrimi kimik,rrobaqepsat.
13.Arkitektura dhe sektori inxhinieriek,mekanik,elektrik
14.Fermerët,peshkatarët,kopshtarët kasapët,bukëpjekësit.
15. Agjensitë imobiliare.
16. Agjensitë e makinave me qira.
17. Shërbimi postar, korriere.
18. Riparimi i makinave.
19. Dyqanet e dhuratave e suvenireve dhe sektori që i mbështet ato.

Pra , një projekt gjigand jo vetëm për nga madhështia arkitekturore por edhe për zhvillimin e turizmit !

Vlora, je me fat !

I pyetur në linjë telefonike Sinan Idrizi ka sqaruar dhe fazën në të cilën është projekti. Ai u shpreh se brënda javës që vjen do të mbyllen dhe detajet e fundit të kontratës mes qeverisë Shqiptare dhe investiroit Truk, Mehmet Çengiz. Idrizi është ndërmjetësuesi dhe  CEO i sipërmarjes gjigande të kësaj vepre madhore./ blloku.net

OPINIONE

INTERVISTA