Akar: Memorandumet Turqi-Libi nuk janë kërcënim për shtetet e tjera

Ky vlerësim i ministrit Akar erdhi gjatë një vizite në Qendrën Operative të Forcave Tokësore në Ankara.

“Marrëveshjet e fundit detare të Turqisë me Libinë nuk janë kurrsesi një kërcënim për shtetet e tjera dhe as shkelje e të drejtave apo e ligjit të shteteve të tjera”, tha ai duke iu referuar memorandumeve të mirëkuptimit për “Përshënjimin e Zonave të Juridiksionit Detar në Mesdhe” dhe “Bashkëpunimin në Fushën e Sigurisë dhe Ushtarak”.

Akar u ndal gjithashtu mbi marrëveshjet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusinë, sipas të cilave terroristët e YPG/PKK-së duhet të largohen nga veriu i Sirisë, zonë në fushëveprimin e Operacionit “Burimi i Paqes”.

“Turqia ka përmbushur dhe vazhdon të përmbushë detyrimet e saj nga memorandumet me SHBA-në dhe Rusinë për Sirinë. Ne presim që aleatët tanë amerikanë dhe miqtë tanë rusë gjithashtu të përmbushin detyrimet e tyre. Ne i marrim seriozisht kërcënimet ndaj NATO-s dhe në të njëjtën mënyrë presim që Aleanca të përmbushë detyrimet e saj ndaj nesh”, theksoi mes të tjerash ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne