Aksident i rëndë në Pukë, humb jetën zyrtari shkodran, nisen me helikopter drejt Tiranës dy punonjës të tjerë (Emri)

Aksident tragjik në Iballë të Pukës. Ndahet nga jeta Mark Ndou, Drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Pyjeve në Shkodër.

Mjeti me të cilin po udhëtonte ka dalë nga rruga duke berë që Ndou të humbë jetën.

Dy shtetas të tjerë, punonjës të pyjores janë dërguar me helikopter drejt Tiranës.

Mark Ndou mësohet se ishte nisur për punë drejt Iballës për inspektim në pyje, por ka humbur jetën në këtë aksident tragjik.

Prej 7 vitesh ishte në krye të Inspektoriatit të Pyjeve ndërsa më përpara ka qënë edhe anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës, nën siglën e Partisë Socialiste të moderuar PSM./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne