Aksident në Fier, makina përplas motoçikletën e drejtuar nga 60-vjeçari

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën kryesore të qytetit të Fierit, përpara gjimnazit “Petro Sota”.

Një automjet “Benz” ka përplasur një motoçikletë teksa drejtuesi i saj i ka prerë rrugën makinës.

Nga përplasja mësohet se, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, rreth 60 vjeç, është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne