Aktivistët kundra luftës që ja mësynë me leva avioneve luftarakë, mund të përballen me 10 vjet heqje lirie

Dy aktivistë britanikë mund të përballen me burgim deri në 10 vjet pas përpjekjes se tyre për të “çarmatosur” avionët luftarake të porositur nga Arabia Saudite të cilet ishin gati për tu dërguar në misionin e bombardimeve në Jemen.

Sam Walton, një aktivist i Quaker dhe Daniel Woodhouse, një metodist, u arrestuan pasi hynë në një bazë ajrore në Warton, Lancashire. Me çekiçë dhe levat e tyre ata po përpiqeshin të “parandalonin një krim lufte” që sipas tyre do ndodhte në shtetin arab te Jemenit.

Ata arritën të kapërcenin gardhin, dyert dhe të hynin në vendin ku pretendonin se ndodheshin 13 avionë luftarakë të cilët do të dërgoheshin në Arabinë Saudite.

“Morëm me vete çekiçë dhe leva me synimin të çarmatosnim aeroplanët duke u goditur hundët, të cilat mbajnë radarët, panelet anësore dhe kabinat”, tha Walton për Al Jazeera.

“Hymë shumë në brëndësi por kur kaluam në një derë atëherë u alarmua sigurimi dhe na pikasën”.

Walton tha se presin që gjykata e Burnley-it ditën e martë tu shpallë akuzat, dëmtime kriminale të dhunshme, akuza të cilat mund ti dënojnë deri me 10 vjet burg.

Dyshja e aktivisteve hyri në te njëjtën bazë ku 21 vjet më parë në një rast të ngjashem, katër gra shkaktuan më shumë se 1.5 milionë paundë dëme në avionët luftarak Hawk të destinuar për në Indonezi.

Gratë u argumentuan se avionet kishin gjasa të përdoreshin për të vrarë civilë në Timorin Lindor dhe më vonë nuk u shpallen fajtore sipas aktit të gjenocidit.

Që nga koha kur Arabia Saudite filloi ndërhyrjen e saj ushtarake në Jemen, kompanitë e armëve në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë sistemet BAE dhe Raytheon, kanë fituar të ardhura të mëdha qe i kalojnë 8 miliardë dollarë

‘Konflikti si një mundësi biznesi’

Britania e Madhe ka miratuar shitjen e avionëve Tornado, të cilët prodhohen pjesërisht nga sistemet BAE, automjetet e blinduara Tactica dhe tanket të cilët vlerësohen në 580,000 dollare si dhe 1.48 miliard dollarë granata, raketa dhe bomba.

Andrew Smith, një zëdhënës i fushatës kundër tregtisë së armëve, tha për Al Jazeera se “krimi i vërtetë” ishte vendimi i qeverisë britanike për armatosjen dhe mbështetjen e Arabisë Saudite.

“Ndërkohë që organizatat e ndihmës kanë bërë gjithçka që munden për të ndihmuar popullin e Jemenit, BAE e ka parë konfliktin si një mundësi biznesi dhe një mjet për të shitur më shumë avionë luftarakë”, tha Smith. “Ajo që bëri Sami dhe Danieli ishte përpjekje për ti ndaluar ato avionë, diçka që nuk duhet ta kishin bërë ata por vetë qeveria duhet ta kishte bërë ate veprim”.

Lufta në Jemen u ka mare jeten më shumë se 10,000 njerëzve dhe ka plagosur më shumë se 40,000 civile deri më sot, sipas Kombeve të Bashkuara.

Vendi po përballet gjithashtu me një shpërthim vdekjeprurës të kolerës, një pasojë e drejtpërdrejtë e luftës, që ka marrë jeten e rreth 2.000 personave dhe ka prekur më shumë se 500.000 njerëz që nga fundi i prillit.

“Mbretëria e Bashkuar nuk mund të ngrejë ekonominë së saj mbi trupat dhe jetët e të pafajshmëve”, tha Walton./ Gazeta Impakt

burimi: aljazeera

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne