GJKKO ka shtyrë seancën gjyqësore për Rezart Taçin. Mësohet se seanca është shtyrë me kërkesë të avokates së tij. Në seancën e parafundit të datës 8 janar ishte po avokatja e tij që kërkoi pushimin e çështjes, me argumentim se Italia e ka pushuar çështjen për dy të dyshuarit atje.
Procesi ndaj Taçit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg” dhënë në mungesë ndaj tij. Kujtojmë se Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka dënuar me burg shoferin dhe kunatin e biznesmenit të hidrokarbureve, Rezart Taçi.
GJKKO ka dënuar me 10 vite burg shoferin Bledar Lilo dhe me 11 vite burg kunatin, Artur Ballën, të cilët janë të akuzuar për “pastrim parash”. Ka akuza se Taçi me grupin e tij për të pastruar para në vendin tone, të një shifre mbi 18 milion euro. Përveç dy personave, të cilët morën dënimet përkatëse nga GJKKO, Taçi mësohet se për të realizuar skemën e pastrimit të parave kishte përdorur edhe katër shtetas italianë./tpz