Akuzohet se abuzoi seksualisht me nxënësen 11 vjeçare, Gjykata liron mësuesin! Vajza tenton të vetëhelmohet

Një vendim që ka shokuar mbarë opinion publik. Gjykata e Gjirokastrës ka lënë të lirë mësuesin 63 vjeçar Myzo Dida i cili akuzohet se abuzoi seksualisht me vajzën 11 vjeçare në fshatin Luftinjë të Tepelenës.

Prokurori Julian Cafka kërkoi arrest me burg por gjykata e la me “detyrim paraqitje” për mungesë provash, mësuesin e ndaluar një javë më parë nga policia.

Prindërit të cilët kundërshtojnë vendimin, të shokuar pohojnë se vajza e tyre sapo mësoi lirimin, ka tentuar vetëvrasjen dhe është në gjendje të rëndë psikologjike.

I ati i vajzës 11 vjecare Besnik Mucodemi, një javë më parë i u trondit kur mësoi përmes gruas së tij, ngacmimet seksuale që i kishte bërë të bijës, mësuesi 63 vjecar. Ai dhe bashkëshortja e tij, ka mësuar gjithcka pas një telefonate anonime të kryer në telefonin e shtëpisë të shtunën e kaluar.

Kjo thirrje në telefon ka qenë informuese për abuzimet që ka kryer mësuesi Myzo Dida, ndaj vajzës së tyre A.M 11 vjece nxënëse e klasës së pestë në shkollën e fshatit Luftinjë 1. Pas kësaj, i ati i vajzës, ka gjykuar që këtë cështje ta ndjekë në rrugë ligjore por tashmë është zhgënjyer nga vendimi i gjykatës që liroi mësuesin

Sipas të ëmës së vajzës, 11 vjeçarja ka kryer një vizitë në Repartin Gjinekologjik në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, dhe obstetrja ka thënë se vajza ka qenë e abuzuar./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne