Alarm në qiell, avioni turk kalon mbi kokat e grekëve

Forcat ajrore greke kanë dhënë alarmin gjatë mesditës së sotme ku një avion luftarak f-16 turk fluturoi mbi kokat e banorëve të ishullit Farmakonisi.

Avioni u rrotullua për disa minuta mbi kokat e banorëve në një lartësi prej rreth 970 metrash nga toka duke shkaktuar panik.

Pak minuta më vonë, në ajër u ngritën dy avionë F-16 grekë, të cilët larguan avionin turk nga zona duke siguruar qetësinë në ishull, raporton Onalert.gr.

Provokimet në ishujt kufitarë mes Turqisë dhe Greqisë janë bërë të shpeshta kohët e fundit duke shkaktuar tension të lartë në marrëdhëniet mes tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne