Albina Deda kërcenon memorialin turk

Vendosja në Tiranë e memorialit përkujtimor të grushtit të shtetit në Turqi është pritur me kritika të shumta. Ishte rradha e Albina Deda, e cila sulmoj Turqinë.

Albina Deda u shpreh kundër këtij memoriali duke thënë se është i pakuptimtë dhe që cënon jo vetëm autoritetin e demokracisë por dhe sovranitetin e vendit tonë.

Ja statusi i plotë i Albina Deda!

 

Një memorial në dukje i pakuptimtë, por që cënon jo vetëm autoritetin e demokracisë por dhe sovraneitetin e Shqiperisë pikërisht në tokën ku prehet Abdyl Frashëri ky korife i anti-turqizimit të Atdheut tonë.

Erion Veliaj po i del për zot, por kushdo e din që autori i vertetë i kesaj zhgaravinë me pasoja të rënda është Edi Rama.

Natyrisht përgjesi mban cilido politikan që u bë pjesë e kësaj ceremonie që në fakt është inagurim i Erdoganizimit të Shqiperisë dhe një provë për funeralin e historisë dhe demokracisë tonë.

Ne jemi shqiptar dhe kemi me mijera figura për ti kujtuar dhe memorializuar pa u bërë sentimentale pankozmike globaliste që “merakosemi” për  “vellezerit” aziatike si dikur Enver Hoxha për  kinezet!

Ky është jo vetem nyjë skandal historik por dhe një gafë diplomatike e cila konvenon me arritjen e raketave të Putinit në Ankara!!/publiklive

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne