Aleksandar Vuçiç shpall fitoren në zgjedhjet presidenciale në Serbi

Aleksandar Vuçiç sonte ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale në Serbi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në selinë e Partisë Përparimtare Serbe është duke u festuar, ndërsa të pranishmit brohoritnin “Fitore” dhe “Serbi”.

“Jam shumë krenar për faktin se kemi fituar besimin e madh të qytetarëve të Serbisë dhe prej rreth 3.7 milionë personave që kanë dalë në vendvotime, vlerësimet tona janë se kemi fituar rreth 2.35 milionë vota”, tha Vuçiç gjatë fjalimit të tij.

Ai më pas u shpreh se “Sot jam shumë krenar për faktin se kemi fituar shumë vota në kushte që për ne ishin gjithçka vetëm te lehta jo. Për ne kjo është një ditë e rëndësishme dhe me rëndësi është që u tregua se në cilën drejtim Serbia dëshiron të vazhdojë. Me rëndësi ka qenë që fitorja të jetë e pastër si loti. Kam fituar 12 për qind më shumë vota, rreth 430.000 vota më shumë se të gjithë kandidatët tjerë së bashku”, theksoi Vuçiç.

Ai falënderoi qytetarët e Serbisë, duke menduar edhe për serbët dhe boshnjakët si dhe hungarezët.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne