Alon Ben-Meir sulmon sërisht presidentin turk Erdogan, po mban peng Kosovën duke e islamizuar

Turkofobi dhe islamofobi i njohur Alon Ben-Meir vazhdon me sulmet e tij të njëpasnjëshme kundër Turqisë dhe në veçanti ndaj presidentit Rexhep Tayyip Erdogan.

Ai ka zgjedhur të flasë për Kosovën  duke thënë se populli dhe politikanët duhet të  dinë se ajo është një shtet laik me kushtetutën e saj dhe rruga drejt BE-së është e vështirë pasi disa prej tyre kundërshtojnë pranimin e Kosovës duke përdorur ngritjen e islamizimit, i cili sipas tij është i financuar nga Erdogan.

Ai bën thirrje që Kosova duhet ndërmarrë masat e nevojshme për të frenuar ndikimin e Erdoganit dhe nuk duhet të lejonë ndikim në punët e brendëshme të vendit.

Kjo nuk është hera e parë Alon Ben-Meir sulmon erdoganin dhe nxit shqiptarët që edhe pse e di që janë një shumë absolute muslimane, në urrejtje fetare.

Statusi i Alon Ben-Meir ne facebook:

Populli i Kosovës dhe udhëheqësit e tyre duhet të dinë që edhe pse Kosova është një shtet laik me kushtetutën e saj, disa shtete anëtare të BE-së kundërshtojnë pranimin e Kosovës duke përdorur ngritjen e islamizimit, i cili është financuar nga Erdogan për të justifikuar pozicionin e tyre. Kosova nuk duhet të lejojë që Erdogan të ketë një dorë të lirë në punët e brendshme të vendit dhe duhet të ndryshojë dinamikën në marrëdhëniet e saj me BE duke ndërmarrë masat e nevojshme për të frenuar ndikimin e Erdoganit.

/Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne