Altun: Evropa mbyll sytë kur bëhet fjalë për dëmin që PKK-ja i shkakton Turqisë

Një reagim ndaj konferencës kurde të zhvilluar në Parlamentin Evropian (PE) me pjesëmarrjen e të ashtuquajturve udhëheqës të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG/PYD erdhi edhe nga Kreu i Departamentit të Komunikimit të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun.

Në një deklaratë të bërë nëpërmjet llogarisë në “Twitter”, Altun shkroi se organizata terroriste PKK prej shumë kohësh rekruton pjesëmarrës, mbledh para dhe bën organizim dhe propagandën e saj në tokat e Evropës, kurse evropianët prej vitesh mbyllin sytë ndaj veprimtarive terroriste të PKK-së në tokat e tyre.

“Tani Evropa po shkon edhe më tej dhe po mirëpret terroristët e PKK/YPG në Parlamentin Evropian. Nëse Evropa nuk do të ndalojë një organizatë që pranohet si terroriste dhe aktivitetet e saj, si mund të flasim për sigurinë e përbashkët? Kur është fjala për të gjykuar në mënyrë të padrejtë Turqinë për të drejtat e njeriut, evropianët nuk humbasin asnjë sekondë ta kritikojnë atë, por kur bëhet fjalë për të bërë diçka për terroristët, ata heshtin! Nën pretekstin e lirisë së fjalës, terroristët e PKK kanë përdorur Evropën si një terren fillestar për të planifikuar dhe organizuar sulme kundër vendit tonë. Evropa duhet të heqë standardet e saj të dyfishta dhe duhet të tregojë se ata vërtetë përvetësojnë sigurinë e përbashkët rajonale. Mjaft tashmë!”, shkroi Altun./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne