Altun: Terroristët me veshje civile përpiqen të vendosin ushtarët turq kundër popullit

Kreu i Departamentit të Komunikimit të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun në lidhje me sulmin e organizatës separatiste terroriste PKK në zonën e bazës së Forcave të Armatosura Turke në veri të Irakut tha se terroristët, duke u fshehur mes civilëve, përpiqen të prishin marrëdhëniet e ushtarëve turq me popullin e zonës.

Ai bëri vlerësime në lidhje me këtë ngjarje për agjencinë e lajmeve Bloomberger.

Duke iu referuar sulmit terrorist ndaj një baze ushtarake në afërsi të qytetit Duhok, Altun tha: “Për shkak të provokimit që ndodhi nuk kemi asnjë lloj humbjeje (të vrarë) vetëm janë dëmtuar disa pajisje”.

Ai bëri të ditur se për të ndaluar humbjen e civilëve përreth bazës së Forcave të Armatosura Turke janë marrë masat e duhura dhe shtoi: ”Vumë re se në llogaritë e medias sociale dhe platforma të tjera të terroristëve të PKK-së kryhen veprimtari për të keqinformuar në lidhje me sulmin në fjalë. Ftojmë të gjithë personelin e medias që të jenë të kujdesshëm ndaj këtyre veprimtarive. Ne rikujtojmë që terroristët e PKK-së kanë zbatuar taktika të ngjashme edhe në të shkuarën”.

Kreu i Departamentit të Komunikimit të Presidencës tha se Turqia është e vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me popullin e Duhok-ut dhe përpiqet me të gjitha mundësitë për të penguar humbjen e civilëve në rajon.

Nga ana tjetër, sipas informacioneve të marra, sulmi kundër bazës ushtarake Suri, që i përket Forcave të Armatosura Turke dhe zë vend në veri të Irakut, si fillim filloi në formën e goditjes me gurë dhe më pas vazhdoi duke u rritur doza. Këta terroristë të PKK-së ishin maskuar me veshjet e civilëve.

Bëhet e ditur se përveç dëmtimit të pjesshëm të një makine dhe materialeve nuk pati të dëmtuar në radhët e personelit.

Gjatë ngjarjes, në mënyrë të ngjashme me taktikën që zbatojnë herë pas here terroristët e organizatës separatiste terroriste PKK, kuptohet se qëllimi i veçantë është të vejnë ushtarët dhe popullin kundër njëri-tjetrit. Për këtë janë marrë me shpejtësi masat që ngjarjet të mos përshkallëzohen dhe bëhet e ditur se tregohet vëmendje dhe ndjeshmëri maksimale që civilët të mos kenë asnjë dëmtim.

Gjithashtu bëhet e ditur se është vendosur siguria e bazës ushtarake dhe personeli është në krye të detyrës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne