Ambasadori i Iranit në Bruksel kërkon nga BE të kundërshtojë sanksionet e Amerikës

Ambasadori i Iranit në Bruksel me anë të një letre dërguar për shefin e diplomacisë evropiane, ka kërkuar që vendet anëtare të Bashkimit Evropian të kundërshtojnë vazhdimin e sanksioneve të njëanshme dhe të paligjshme të Amerikës kundër Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Gholamhusejn Dehkani, ambasadori i Iranit në Bruksel, në këtë letër drejtuar Jossep Borrell, shefit të diplomacisë evropiane, ka thënë: “Sanksionet e njëanshme dhe të paligjshme të Amerikës që janë imponuar në kuadër të fushatës së presionit maksimal, po dobësojnë kapacitetet dhe potencialet e Teheranit për t’u përballur me virusin Korona në periudhë afatgjate pa mbështetjen ndërkombëtare”.

Dehkani në këtë letër vuri në dukje mbështetjen e disa autoriteteve të larta të OKB si Michellle Bachelet, komisari i lartë për të drejtat e njeriut pranë OKB, Helal Alver, raportuesen speciale të OKB për të drejtën e ushqimit dhe Alena Duhan, raportuesen speciale të OKB për veprime e dhunshme të njëanshme, ndaj kundërshtimit të sanksioneve të njëanshme, ka theksuar: “Kërkesa e Iranit për anulimin e sanksioneve çnjerëzore të Amerikës është mirëpritur edhe nga institucionet ndërkombëtare dhe autoritetet e këtyre institucioneve kanë deklaruar se vazhdimi i këtyre sanksioneve të imponuara ekonomike shkel të drejtën e qytetarëve të thjeshtë për të gëzuar të drejtat e tyre themelore”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne