Bota

Ambasadori i SHBA “trazon” Gjermaninë, tha se do ndihmojë fashistët të marrin pushtetin në të gjithë Europën

Edhe Gjermania po përjeton tension politik që çuditërisht nuk vjen nga dinamika e zhvillimeve të brendshme, por nga ndërhyrja e një ambasadori. Qeveria e kancelares Merkel kërkoi shpjegim zyrtar nga Shtetet e Bashkuara për deklaratën e ambasadorit të ri amerikan në Berlin, Richard Grenell, i cili premtoi vënien në dispozicion të zyrës së tij për të ndihmuar nacionalistët e ekstremit të djathtë të frymëzuar nga Donald Trump të merrin pushtetin në të gjithë Europën .

Në një intervistë me Breitbart News botuar të dielën, Grenell tha se ishte “i ngazëllyer” nga rritja e partive të ekstremit të djathtë në kontinent dhe se dëshironte “të fuqizonte” të tjerë liderë konservatorë në të gjithë Evropën.Ai lavdëroi kancelarin austriak Sebastian Kurz, si një politikan i qendrës së djathtë që është në koalicion me Partinë e Lirisë, e cila u formua në vitet 1950 nga një ish-oficer nazist.

Gatishmëria e qartë e të dërguarit amerikan për të hedhur poshtë neutralitetin diplomatik dhe për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve europiane ka shkaktuar jo pak pështjellim.Krerët e Partisë Social Demokratike të Gjermanisë, partneri i vogël i koalicionit në qeverinë e Merkelit, ishin gjithashtu të ashpër në reagimin e tyre. “Qytetarëve të Europës nuk mund të thuhet se si të votojnë nga një vassal i Trump”-shkruajti në Tëitter, zëvendëskryetari i partisë, Thorsten Schäfer-Gümbel.

Ndërsa Martin Schulz, ish-udhëheqësi i Social Demokratëve, akuzoi Grenell se sillet më pak si një diplomat sesa “një oficer kolonial ekstrem i djathtë”. Megjithatë, kishte një lider politik në Berlin të hënën, i cili tregoi mbështetjen e tij për ambasadorin amerikan. Kryeministri i ekstremit të djathtë të Izraelit, Benjamin Netanjahu, njoftoi në një konferencë shtypi me Kancelaren Merkel se ai kishte rënë dakord për një takim të shkurtër me Grenell, me kërkesë të ambasadorit, përpara se të dilte nga kryeqyteti gjerman.

Grenell, një ish-ekspert i Fox Neës, shkruajti në Twitter se ishte “qesharak” pretendimi se ai kishte sugjeruar mbështetje për  kandidatët të caktuar, por nuk mohoi se Europa, ashtu si Amerika “është duke përjetuar një zgjim të shumicës së heshtur, ose atyre që refuzojnë elitat dhe flluska e tyre”.

https://theintercept.com/2018/06/04/trumps-ambassador-berlin-promises-he…

OPINIONE